Useini rezulton negativ në testin e “Covid 19”, gati ti bashkohet Gjilanit

Muhamed Useini gjatë ditës së sotme i është nënshtruar testit “Covid 19” në spitalin provat “Acibadem Sistina” këtu në Shkup. Siç mëson “infOSport.mk”, mesfushori i skuadrës së Gjilanit ka rezultuar negativ dhe ai menjëherë ka udhëtuar drejt Kosovës, ku ditëve në vijim pritet që ti bashkohet skuadrës, me qëllim që sa më të përgatitur të presin rifillimin e sezonit në Superligën e Kosovës.

Kujtojmë të njëjtën gjë gjatë ditës së djeshme bënë edhe futbollistët e Dritës së Gjilanit, me në krye trajnerin Ardian Nuhiu. Izair Emini, ndryshe djali i tezës së Muhamed Useinit, rezultoi pozitiv, dhe ai tashmë ndodhet në vetëizolim në shtëpi, teksa Ardian Cuculi, Lirim Mema, Bunajmin Shabani dhe Darko Tofiloski, iu bashkuan skuadrës gjilanase.

Kujtojmë Drita dhe Gjilani janë dy nga skuadrat pretendente për titullin e kampionit në Kosovë, teksa janë në ndjekje të liderit, Ballkanit, që në 22 xhiro ka tubuar 44 pikë.

Drita me 43 pikë renditet në pozitën e dytë, ndërkohë Gjilani me 41 pikë mban pozitën e tretë.

Leave a Reply