Çifti Milot Rashica dhe Belkiz Kera tash e një kohë të gjatë janë së bashku, teksa sot ata janë bërë prindër për herë të parë.
Lajmi është konfirmuar nga ana e të dy prindërve përmes rrjeteve sociale, teksa djalin e sapolindur ata e kanë pagëzuar me emrin Tian.
Edhe klubi ku luan Milot Rashica, Verder Bremeni, e ka uruar çiftin me rastin e lindjes së fëmijes së tyre të parë.
Klubi gjerman gjithashtu ka pagëzuar Tianin me emrin “Raketa e Vogël”, pasi Miloti tashmë njihet me nofkën “Raketa”.
“Mirëseerdhe raketa e vogël. Urime Milotit dhe Belkizit” – ka shkruar faqja zyrtare e Verder Bremenit në ‘Instagram’.