Kampionati elitar i Kosovës do të rikthehet në aksion më 7 qershor, pas vendimit të fundit të lëshuar nga Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës. Superliga ishte ndalur në siparin e fazës së tretë, teksa priteshin të zhvilloheshin ndeshjet e javës së 23-të.
Lideri aktual i kampionatit, Ballkani do të ballafaqohet me skuadrën e Drenicës, ndërkohë skuadra e dytë në tabelë, Drita, që udhëhiqet nga strategu shkupjan, Ardian Nuhiu, do të mirëpret Flamurtarin.
Gjilani i Muhamed Usienit do të kërkojë “hakmarrjen” përballë Trepçës ’89 për shkak të dy humbjeve të shkaktuara në dy fazat e para, Llapi do të jetë nikoqir i skuadrës së fundit në tabelë, Dukagjinit, Prishtina do të përballet me Ferizajin, teksa Feronikeli do të mirëpret Vushtrrinë.