Ylli i përfaqësueses së Kosovës dhe njëherit skuadrës gjermane të Verder Bremenit, Milot Rashica, mesditën e sotme ka marrë njërin ndër lajmet më të mira të jetës, pasi u bë baba për herë të parë, njofton “infOSport.mk”.
Bashkëshortja e tij, Belkiz Kera, solli në jetë një djalë të shëndoshë, i cili pritet që të pagëzohet me emrin Tian.
Lajmin për ardhjen në jetë të djalit, e kanë konfirmuar që dy prindërit e ri në rrjetet sociale.