Përveç Mesut Ozilit, Gjermania ka pasur edhe mesfushoren emigrante të fesë muslimane, Fatmire Alushi, e cila ndihmoi Kombëtaren gjermane të femrave ta fitojë Kupën e Botës në vitin 2007.
Fatmire Alushi është edhe gruaja e ish-futbollistit të mirënjohur, i cili ka dhjetë paraqitje me Përfaqësuesen e Kosovës, Enis Alushit, shkruan “CNNIndonesia”.
Kur përforcoi Kombëtaren e Gjermanisë për Kupën e Botës të femrave në vitin 2007, Fatmirja përdori mbiemrin e vajzërisë, Bajramaj, në listën e lojtareve.
Në atë kohë Fatmirja ishte vetëm 19-vjeçare dhe edhe pse nuk ishte futbolliste titullare në të gjitha ndeshjet, me asistimin e saj dërgoi Gjermaninë në finale kundër Brazilit.
Talenti i Fatmires duket se ka prejardhjen nga babai i saj, një futbollist profesionist në Kosovë, Ismet Bajramaj.
Ajo nuk ndoqi hapat e babait për të luajtur në vendlindje, pasi si pesëvjeçare u largua nga Kosova drejt Gjermanisë shkaku i luftës.
Për t’i shmangur sulmet e serbëve Fatmirja dhe familja e tij duhet të ecnin fshehurazi nëpër pyje dhe male para se të arrinin në Gjermani.
“E kaluara ime ishte vërtet e vështirë, por mua më pëlqen. Nëse njerëzit më pyesnin nëse e kam problem, unë do të thoja jo. Kam mësuar shumë”, – pranoi Fatmire Alushi.
Talenti i Fatmires u shpagua duke u bërë yll në Gjermani dhe i ishte besuar vendi në Kombëtaren gjermane që prej grupmoshave U-15.
Kur luante në Francv, një incident kishte ndodhur në zyrën e revistës ‘Charlie Hedbo’, ku sulmi besohej se ishte një reagim ndaj redaksisë së revistës satirike ndaj muslimanëve.
Autorët që dyshohen se janë muslimanë i bëjnë shumë njerëz të vënë në dyshim Fatmiren shkaku i prejardhjes së saj si muslimane.
“Ishte një katastrofë. Këta njerëz nuk janë muslimanë. Ata kanë fenë e tyre, por ky nuk është islami paqësor”, kishte thënë Fatmire Alushi për ESPN-në.