Tirana ashtu si të gjitha ekipet e tjera të Kategorisë Superiore kishte të drejtën të stërvitet në grup këtë të hënë, pas miratimit të dhënë nga Ministria e Shëndetësisë.
Prandaj dhe Emanul Egbo nuk humbi kohë por u paraqit në fushën e stërvitjes për të bërë pak nxemje. Por aty gjeti dhe disa miq të “veçantë”.
Bëhet fjalë për disa pula të cilat po ushqeheshin me barin e fushës dhe të cilat duken qartë në videon e shpërndarë nga “SuperSport”.
Tirana udhëheq kampionatin shqiptar me 9 pikë nga Kukësi i vendit të dytë, kur kanë mbetur dhe 10 ndeshje që të mbyllet ky sezon.