Sot në ambient të hapur në kompleksin e Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut u zhvillua takim ndërmjet drejtuesve të FFM-së dhe drejtuesve të klubeve që garojnë në Ligën e Parë.
Me simbolikën e masave për distancë sociale si një prej mënyrave për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19 takimi u mbajt në hapsira të hapura, ndërsa temë e diskutimit ishte rinisja e futbollit elitar, i ndalur nga mesi i muajit mars si rezultat i pandemisë me koronavirus. Në mungesë të një qëndrimi nga Ministria e Shëndetësisë, drejtuesit e federatës dhe klubet folën vetëm për idetë dhe mënyrat më të mira të mundshme për dalje nga kjo situatë tejet e ndërlikuar. Në kushte kur kompletimi i sezonit duket mision i pamundur, si opsione për të mbyllur këtë kampanjë shihet zhvillimi i katër xhirove për të mbyllur me tre rrethe sezoni 2019/20. Klubet ishin të ndara në lidhje me këtë propozim dhe mbetet që fillimisht të priten rekomandimet nga Ministria e Shëndetësisë për rifilim të seancave stërvitore në mënyrë grupore të ekipeve që më pas në bashkëpunim edhe me UEFA-në të sillet vendimi përfundimtar për mënyrën e mbylljes së kësaj kampanje.
Gjithsesi me shumë gjasa çështja mbetet të zgjidhet nga Qeveria për të shqyrtuar rinisjen apo mbylljen e sezonit në futbollin vendor, duke marrë paraasysh kushtet që na rrethojnë për zhvillimin adekuat në këtë llojë situate. Kujtojmë që FFM deri më 25 maj do të duhet të jap një plan konkret UEFA-së për gjendjen e futbollit tonë.