Robert Levandovski sezonin aktual e ka vazhduar, aty ku edhe e kishte lënë, te goli, duke vazhduar të tund rrjetat kundërshtare.
Levandovski shënoi golin e parë për Bajernin e Munihut në ndeshjen e parë të “bavarezëve” pas rifillimit të Bundesligës, duke e ndihmuar skuadrën e tij për të kaluar në avantazh në transfertën ndaj Union Berlin.
Levandovski shënoi 5 minuta para fundit të pjesës së parë, duke i dhënë avantazhin Bajernit të Munihut, mirëpo duke vendosur njëherit edhe një rekord të ri personal.
Me penalltinë e shënuar në fundin e pjesës së parë, polaku regjistroi golin e tij të 228 në Bundesligë, si asnjë jo-gjerman më parë, shifra të vështira për t’u arritur nga ndokush tjetër edhe për faktin se polaku nuk ka ndër mend të ndalet dhe se po vazhdon të shfaqet në një formë të jashtëzakonshme.
Ndryshe ishte ky goli i tij i 26-të sezonal në Bundesligë, teksa i 40-ti në të gjitha kompeticionet e këtij edicioni, përfshirë këtu edhe 11 golat e Ligës së Kampionëve dhe 3 tjerë të shënuar në kuadër të Kupës së Gjermanisë.
Vlen të përmendet se është ky sezoni i 5-të me rradhë që Levandovski arrinë të shënojë 40 gola brenda një sezoni.