Bundesliga rinis garën dhe do të ketë vëmendjen e gjithë botës, edhe si një model për ligat tjera. Nga sot 82 ndeshje do të luhen në gjashtë javë, teksa ngjarja kryesore e ditës së parë është derbi ndeshja midis Borusia Dortmundit dhe Shalke 04, që do të zhvillohet në “Sinjal Iduna Park”.
Pandemia “Covid 19” bëri që Bundesliga të ndalojë për plotë 59 ditë, që njëherit është edhe pauza më e gjatë e këtij kampionati.
Megjithatë sot i erdhi fundi kësaj pauze të gjatë, ashtu që Bundesliga do të jetë nën syrin vigjilent të të gjithë botës.
Gjashtë ndeshje janë paraparë për ditën e sotme, përfshirë këtu edhe derbin e madh që e përmendëm më lartë.
5 sfida do të zhvillohen në orën 15:30 dhe një tjetër në orën 18:30. E diela sjellë dy sfda të tjera, me kryesuesit e Bajern Munih, që në ndeshjen ndaj Union Berlin do të udhëtojnë me shumë mungesa, derisa kjo xhiro mbyllet të hënën me sfidën, Verder Bremen – Bajer Leverkusen.
Futbolli po rikthehet…
Публикувахте от infosport.mk в Събота, 16 май 2020 г.