Futbolli shqiptarë është në zi, pasi të premten ndërroi jetë, Ardren Dafota, trajneri 25 vjeçar në akademinë e futbollit “Naim Kryeziu” të klubit futbollistik Vëllaznimi nga Gjakova.
Lajmin e ka bërë të ditur skuadra e Vëllaznimit përmes një njoftimi në “Facebook”, ku iu ka shprehur ngushëllime familjarëve dhe miqve të të ndjerit.
“Qytetarë të nderuar, sot në mesditë nga një sëmundje e papritur ndërroi jetë trajneri i akademisë Ardren Dafota. Kjo është një humbje shumë e madhe për KF. Vëllaznimin. Iku nga kjo jetë njeriu punëtorë e i urtë, Ardren do na mungosh miku ynë i shtrenjtë”.