Bundesliga gjermane sot u rikthye në aksion pas plotë 66 ditëve, ndërsa ashtu siç ishte paralajmëruar, ndeshjet u zhvilluan pa praninë e tifozëve.
Megjithatë mungesa e tyre në tribuna nxorri në pah edhe banalitetet e futbollistëve, transmeton “infOSport.mk”.
Në ndeshjet e javës së 26-të, vëmendje morri një bisedë mes Zhan Kler Todibo, mbrojtësit të Shalke 04 dhe sulmuesit të Borusia Dortmundit, Erling Halaand.
No fans = we hear everything. Jean-Clair Todibo to Erling Braut Haaland moments before the Norwegian scored: “Go **** your grandmother.” pic.twitter.com/3Xy1il6HH5
— Get French Football News (@GFFN) May 16, 2020
Sipas asaj që shkruan “SportBible”, ishte mbrojtësi i Shalke 04 që kishte sharë me gjyshe sulmuesin e Dortmundit, ndërsa një gjë e tillë ishte regjistruar edhe nga kamerat televizive.
E gjithë kjo ndodhi në minutën e 23-të, teksa përgjigja e Erling Halaand ndaj mbrojtësit të Shalke 04 erdhi vetëm 6 minuta më pas, kur edhe shënoi golin e parë për Dortmundin në fitoren e pastërt 4:0.
Dortmundi në këtë mënyrë vazhdoi me serinë e fitoreve, duke regjistruar edhe të 5-tën me rradhë dhe duke vijuar garën për titull me Bajernin e Munihut.