Futbolli kosovar po vazhdon edhe më tej të jetë i pezulluar shkaku i përhapjes së koronavirusit, teksa ditë më parë është vendosur që garat sportive të rikthehen në fazën e tretë, pas 1 qershorit.
Federata e Futbollit e Kosovës sot u ka nisur nga një e-mail klubeve që janë pjesë e Superligës, duke kërkuar mendimet e tyre rreth vazhdimit ose jo të kampionatit.
‘Gazeta Olle’ mëson se klubet kanë afat të përgjigjen deri të hënën dhe gjithashtu u është kërkuar të tregojnë edhe gjendjen e klubit.