Bundesliga rifillon sezonin me ndryshimet e reja

Klubet e Bundesligës do të jenë në gjendje të përdorin pesë zëvendësime kur të kthehen nga pezullimi i tij i zbatuar për shkak të pandemisë koronavirus të shtunën, njoftoi të enjten Federata Gjermane e Futbollit (DFL).

Rregulli i ri u aprovua nga Bordi i Shoqatës Ndërkombëtare të Futbollit (IFAB) për të ndihmuar në mbrojtjen e mirëqenies së futbollilstëve me ndeshjet që do luhen në kohë më të shpeshtë.

Bundesliga do të bëhet liga e parë nga TOP5-ja që do të rifillojë aktivitetin futbollistik pas një ndalese dy-mujore. Ndeshjet e elitës së futbollit gjerman janë paraparë të zhvillohen këtë të shtunë, njëjtë sikurse edhe ndeshjet e Bundesliga II.

Drejtuesit e Federatës gjermane të futbollit kanë njoftuar ekipet se dy zëvendësimet shtesë të kryhen në të njëjtën kohë, pra brenda 90 minutave në 3 raste ndërprerjeje, ndërsa gjithashtu morrën vendim për zhvillimin e ndeshjeve të “play-off” dhe “play-out” në rast se sezoni përfundon.

Leave a Reply