Trajneri i mirënjohur kosovar, Emin Bajrami është emëruar trajner i skuadrës më të re kosovare, KF Shkëndija, nga Hajvalia, njofton “infOSport.mk”. Lajmin për emrimin e tij, e kanë bërë vetë drejtuesit e klubit kosovar, përmes faqes së tyre zyrtare në facebook. Ata i dëshirojnë mirëseardhje Emin Bajramit, me të cilin shpresojnë se në fund do i arrijnë synimet e klubit.
Më poshtë mund të lexoni postimin e plotë të bërë nga ana e përfaqësuesve të KF Shkëndija.
Emin Bajrami trajner i KF SHKËNDIJA
Krahas përgaditjeve në drejtim të konsolidimit të klubit, një nga objektivat tona kyçe është edhe angazhimi i profesionistëve në pozicionet vitale të klubit.
KF SHKËNDIJA ka arritur marrëveshje me trajnerin e mirënjohur Emin Bajrami, i cili do të e drejtoj klubin drejtë realizimit të synimeve tona.
Emin Bajrami është një nga ikonat e futbollit kosovarë, me një përvojë të jashtëzakonshme, i cili si futbollistë karrierën e kishte filluar te Rudniku, për të vazhduar te Flamurtari, Shkëndija-Tetovë, Apollonia-Fier, FC Kraishnik Velika në Bosnje, për tu kthyer sërish në Kosovë te Llapi, Besiana, Shqiponja, Llamkos Kosova dhe në fund është kthyer te KF Hajvalia për të e përmbyllur karrierën e pasur si futbollistë.
Me eksperiencën e tij të suksesshme edhe si trajner në vitet e fundit, Emin Bajrami është një nga garancat e klubit tonë për nivel të lartë të profesionalizmit që do të aplikohet në klub dhe rezultateve të klubit.
Emini posedon licencën A dhe është në proces të paisjes me licencën UEFA PRO.
Emin Bajrami trajner i KF SHKËNDIJAKrahas përgaditjeve në drejtim të konsolidimit të klubit, një nga objektivat tona…
Публикувахте от KF Shkendija в Четвъртък, 14 май 2020 г.