Shtetet si Spanja, Anglia dhe Gjermania do të zbresin shumë shpejt në fushë, ndërsa edhe një sërë shtetesh të tjera kanë paralajmëruar rikthimin e futbollit.
Ndër to është edhe Portugalia, që planifikon rikthimin e futbollit në muajin qershor. Portugezët do të zbresin në fushë më 4 qershor, pasi që Federata e Futbollit të Portugalisë dhe klubet kanë vendosur që të rinisin dhe të mbyllin sezonin në fushën e blertë.
E përditshmja “A Bola” jep lajmin e sigurt se kampionati do të rinisë në këtë datë. Ekipet kanë filluar stërvitjen, ndërsa në grupe do të rikthehet shumë shpejt.