Futbolli, e në veçanti ai italian sot është në zi, kjo pasi talenti i Atalantas, Andrea Rinaldi, ka ndërruar jetë.
19-vjeçari italian nuk ka mundur t’i shpëtoj gjakderdhjes në tru. Ai kishte pësuar një aneurizëm cerebral në tru dhe ishte dërguar me urgjencë në spital, por fatkeqsisht nuk ka arritur t’ia dal mbanë.
Rinaldi ishte pjesë e skuadrës së Atalantas, teksa së fundmi ishte i huazuar te skuadra nga “Serie D”, Legnano.
Lajmi për vdekjen e tij është bërë i ditur edhe nga klubi i Atalantas, drejtuesit e së cilës skuadër përmes rrjeteve sociale i kanë shprehur ngushëllime familjes së futbollistit të tyre, i cili si shumica e sportistëve në këtë kohë pandemie, edhe ai po stërvitej në shtëpi në mënyrë individuale.
Il Presidente Antonio Percassi e tutta la famiglia #Atalanta, profondamente colpiti, partecipano commossi al dolore dei familiari e del @aclegnano per la scomparsa di Andrea #Rinaldi.
Ciao Andrea…https://t.co/BPqNgtp9HK
— Atalanta B.C. (@Atalanta_BC) May 11, 2020