Premierliga po vazhdon të ndjek planin për rifillimin e sezonit, por rezultatet e testeve të futbollistëve të skuadrave nuk po shkojnë sipas këtij plani.
Skuadra e Brajtonit ka njoftuar për një tjetër rast pozitiv me “Covid-19”, që është i treti në skuadër.
Futbollisti, emri i të cilit nuk është publikuar, do të karantinohet për 14 ditë, për t’u rikuperuar nga virusi.
Pjesa tjetër e skuadrës do të vazhdojnë stërvitjet në seanca individuale.
Dy futbollistë të tjerë, që gjithashtu nuk janë emëruar, ishin prekur me “Covid-19” më herët, por tashmë thuhet se janë të rikuperuar.