Real Madrid po studion një ulje tjetër të pagave të futbollistëve të saj, të cilët fillimisht u pajtuan për një ulje midis 10-20% këtë sezon për shkak të pandemisë “Covid-19”.
Sipas të përditshmes spanjolle “AS”, Real Madridi ka buxhetuar këtë sezon 822 milion euro të ardhura, por kjo shumë tani është në rrezik serioz për shkak të pasojave financiare.
Në skenarin më të mirë, klubi po përgatitet për një ulje të të ardhurave sezonin e ardhshëm prej rreth 20 % (afërsisht 165 milion euro) për shkak të ndeshjeve pa tifozë, mos-zhvillimin e truneve apo miqësoreve paraprake, plus humbje në të ardhurat e TV dhe marketingut.
Duke pasur parasysh këtë, presidenti Florentino Perez do të duhet të gjejë mënyra për të fituar para në fusha të tjera. Një nga ato fusha është ulja e pagave të futbollistëve.
Nëse skuadra do të merrte një ulje pagash prej 30 %, Real Madridi do të kursente rreth 85 milion.