Van Gaal: Për t’iu shmangur mediave ky president u fut në bagazhin e makinës!

Bisedimet rreth blerjes së lojtarëve të ndryshëm apo firmës me trajnerët e preferuar, zhvillohen në fshehtësi. Mediat janë gjithmonë rreth e rrotull dhe aktorët e futbollit përdorin lloj lloj trukesh për të evituar mikrofonët apo aparatet fotografike të gazetarëve.

Daniel Levy është personi që ka rikthyer Totenhamin në nivele të larta dhe në vitin 2014 tentoi një trajner ekspert për stolin e lënë bosh nga Tim Shervud.

Presidenti i “Spërsave” atë kohë kishte filluar bisedimet me strategun e njohur holandez, Luis Van Gaal, i cili gjatë karrierës së tij me skuadrat që ka udhëhequr ka fituar 20 trofe.

“Levy erdhi në shtëpinë time dhe u fsheh në bagazhin e makinës për të shmangur gazetarët e shumtë që qëndronin jashtë ”, rrëfen strategu holandez për “Daily Mail”.

“Sakrifica” e presidentit shkoi dëm, akordi nuk u arrit, Van Gaal firmosi me Mançester Junajtedin pas disa javësh, ndërsa në stolin e Totenhamit u ul Mauricio Poçettino. (abcnews.al)

Leave a Reply