Sane te Bajerni “punë e kryer”! “Bavarezët” arrijnë marrëveshje edhe me Sitin

Mançester Siti dhe Bajern Munihu tashmë besohet se kanë arritur marrëveshje edhe për çmimin e transferimint të Lorey Sane te kampionët e shumëfishtë të Gjermanisë.

Reprezentuesi gjerman tashmë një kohë më të gjatë është i lidhur me një transferim në “Allianc Arena” dhe kjo lëvizje sipas të gjitha gjasave do të ndodhë gjatë afatit kalimtar të verës.

Marrëveshja besohet se po shkon drejt finalizimit dhe tani raportohet se klubet kanë arritur marrëveshje edhe për çmimin e transferimit të sulmuesit anësor.

“The Athletic” shkruan se Leroy Sane do të transferohet nga Mançester Siti te Bajern Munihu për shumën e 40 milionë eurove.

24 vjeçari ka kontratë me kampionin anglez deri në vitin e ardhshëm dhe kjo ka bërë që Siti të pajtohet me këtë çmim për këtë vit, për të mos e humbur falas në vitin tjetër.

Ditë më parë prestigjiozja gjermane “Bild” kishte raportuar se Leroy Sane me “bavarezët” ka arritur marrëveshje personale dhe se do nënshkruaj kontratë 5 vjeçare.

 

Leave a Reply