Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe për herë të parë ka folur lidhur me rikthimin e sportit në vendin tonë, gjegjësisht futbollit.
Për shkak pandemisë të gjitha stadiumet, palestrat dhe objektet sportive ishin mbyllur, ndërsa numri një i shëndetësisë në vend theksoi se ditëve në vijim do të bisedohet më detajisht për rikthimin e sportit në Maqedoninë e Veriut.
Dritë jeshile me shumë gjasa fillimisht do të marrin sportet individuale, që më pas ato kolektive.
“Po mendojmë që fillimisht të ju japim leje sporteve individuale, mirëpo për kohën dhe mënyrën se si, na lejoni të ju informojmë nesër (sot – e shtunë) pas mbledhjes së Qeverisë me shtabin e krizës” – tha Venko Filipçe.
Duke pasur parasysh se Federata e Basketbollit dhe ajo e Hendbollit është mbyllur më herët, nga sportet kolektive vendimin e Qeverisë e presin Federata e Futbollit dhe ajo e volejbollit.