Qeveria e Norvegjisë i ka dhënë dritë jeshile Federatës së futbollit, për të rinisur me ndeshjet e sezonit aktual kaj mesi i muajit qershor, njoftuan nga Federata e Futbollit norvegjez përmes sajtit të tyre zyrtarë, përcjellë “infOSport.mk”.
“Stërvitjet e klubeve mund të rifillojnë menjëherë. Ndeshjet do të mund të zhvillohen pas 16 qershorit, duke ndjekur të gjitha rekomandimet e Federatës së Futbollit dhe autoriteteve shëndetësore. Do të mundohemi që të gjithë të merren me sport në kushte të normales. Secili sport ka masat e saja parambrojtëse” – u shpreh Ministri i Kulturës së Norvegjisë, Abid Raxha.