Portugezi Kristiano Ronaldo është golashënuesi më i mirë në histori të Real Madridit. Ylli portugez në verën e vitit 2018 braktisi “madrilenët”, duke iu bashkuar skuadrës kampione të Italisë, Juventusit.
Tani “madrilienët” janë në kërkim të një pasuesi dhe si duket Kilian Mbappe është i zgjedhuri i Florentino Perezit.
Kështu thotë edhe ish asistenti i Hoze Murinjos te Interi, Reali dhe Çelzi, Hoze Morais. Ky i fundit shpenzoi tre vite në “Santiago Bernabeu” duke punuar me Hoze Murinjon, gjatë kohës kur Kristiano Ronaldo e ndihmoi Real Madirdin t’i japë fund dominimit të Barcelonës së Pep Guardiolës për ta fituar titullin në vitin 2012.
Morais nuk ka asnjë dyshim se me talentin që ka, Mbappe do të shkruante historinë në Madrid dhe një ditë, do të shpallet më i miri në botë.
“Padyshim se Mbappe është objektiv i Real Madridit sepse ai është i ri dhe me kualitetet që ka, talentin, forcën, është në gjendje një ditë të shndërrohet në më të mirët në botë”.
“Mendoj se Mbappe është lojtar që në të ardhmen do të përfundojë duke luajtur për Real Madridin”.
“Nuk jam atje tani dhe nuk e kam idenë nëse do të ndodhë, por Madridi është klub që çdo lojtar do të ëndërronte të luajë. Besoj se Mbappe do të ishte i kënaqur të shkojë në Madrid” – është shprehur Morais.