Interesimi i Realit të Madridit për të afruar në radhët e tij mesfushorin francez Poll Pogba ka marrë fund përfundimisht, raporton gazeta spanjolle “Marca”.
Trajneri Zinedine Zidane është ai që e dëshironte më së shumti bashkëkombësin e tij që luan me Mançester Junajtedin, mirëpo politika e presidentit Florentino Perez është e përqendruar më së shumti te futbollistët e rinj.
Në këtë mënyrë, në rast se Pogba vendos të largohet nga Junajtid me siguri nuk do e bëjë për t’u bashkuar me Zidanine.
Duke pasur parasysh filozofinë e re të Perez, klubi madrilen është i përqendruar i gjithi te mesfushori tjetër francez mjaft i talentuar i Renes, Eduardo Kamavinga, i cili është vetëm 17 vjeç, por Reali është gati të investojë 50 milionë euro për të, sepse shihet si mjaft premtues për të ardhmen.