Federata e Futbollit spanjoll ka njoftuar se do të lejojë skuadrat që të bëjnë nga 5 zëvendësime në vazhdim të sezonit aktual, përcjellë “infOSport.mk”.
Një gjë të tillë Federata Futbollistike e Spanjës, ka njoftuar përmes faqes së saj zhyrtare. Njëkohësisht thuhet se për hirë të kohës, këto 5 zëvendësime do të kryhen në tre raste.
Kjo don të thotë se skuadrat do të mund të zëvendësojnë nga 5 futbollistë brenda 90 minutave, mirëpo në një rast ata do të duhet të bëjnë 3 zëvendësime të njëpasnjëshme.
Gjatë ditës së sotme ky propozim nga ana e Federatës spanjolle të futbollit do të dorëzohet deri te Këshilli ndërkombëtare i shoqatave futbollistike.
Kjo organizatë është e përfshirë në menaxhimin dhe rregullimin e rregullave të futbollit.
Nëse ky propozim do të miratohet, ndryshimet do të vlejnë për të gjitha ligat spanjolle të futbollit për këtë edicion.