Sezoni 2019/2020 në “Serie C” të Italisë është mbyllur para kohe, kjo pasi klubet u dakorduan për renditjen përfundimtare, edhe pse deri në fund të sezonit duheshe të zhvillohen edhe 11 xhiro, njofton “infOSport.mk”.
Kështu sezonin e ardhshëm në “Serie B” do të garojnë Monca, Viçenca, Rexhina dhe eventualisht Karpi, në kurriz të Barit, derisa nuk do të ketë largime nga ligat.
Në takimin e së enjtes, skuadrat njëzëri u dakorduan se nuk do të mund të mbulojnë të gjitha kërkesat mjekësore në rast rifillimit të sezonit.
Vendimi për përfundimin e sezonit vetëm pas 27 xhirove, do të duhet të miratohet nga Federata e Futbollit italian, gjatë ditës së sotme.
“Ky është takimi më i mirë në të cilin kam marrë pjesë. Dua të falënderojë të gjithë përfaqësuesit e 60 klubeve për këtë përgjegjësi të madhe që kishin ndaj lojtarëve dhe stafit të tyre” – ka komentuar shefi i “Liga Pro”, Françesko Girelli.