Futbollisti i skuadrës kampione të Paris Sen Zhermen për sezonin 2019/2020, Kilian Mbappe ka siguruar “Këpucën e Artë” të Francës në një mënyrë mjaft të çuditshme.
Mbape është shpallur golashënuesi më i mirë në elitën e futbollit francez, edhe përkundër faktit se kishte numrin e njëjtë të golave (18 gola) me sulmuesin e Monakos, Visam Ben Jeder.
Mirëpo edhe përkundër këtij fakti, Mbappe do të njihet si shënuesi më i mirë i sezonit, pasi golat e tij erdhën të gjitha nga loja e hapur, kurse Jeder kishte shënuar 3 gola nga pika e bardhë e penalltisë.
Ky vendim i drejtuesve të “Ligue 1” për çmimin “Këpuca e Artë” ka hasur në disa kritika.