Ylli i Totenhamit, Heung-min Son, ka përfunduar shërbimin ushtarak në vendin e tij të lindjes, në Korenë e Jugut.
27 vjeçari ka qenë i detyruar që për tre javë të shërbejë në ushtrinë Koresë së Jugut, në bazë të ligjeve të vendit të tij.
Shërbimi në ushtri është i detyruar në këtë shtet, por Son, pas suksesit të arritur në Kupën e Azisë, ka qenë i liruar nga shërbimi që ndjekin të gjithë, duke u detyruar në vetëm tre javë.
Son gjatë shërbimit, ka ndjekur disiplinë të rreptë, që nga oraret, deri te mënyra e stërvitjes. Ai ka bërë ngjitje malore, ecje të gjata, vrapime, teste simultane të luftës, si dhe ka mësuar të gjuajë me armë.
Gjithçka e ka bërë më së miri dhe Son është dekoruar si ushtaraku më i mirë i njësisë së tij.
Tashmë Son i duhet të rikthehet në Angli, për t’iu bashkuar Totenhamit në stërvitje, me shpresën se pjesa e mbetur e sezonit do të vazhdojë.