Sezoni futbollistik në Kroaci, i cili për momentin është pezulluar për shkak pandemisë “Covid 19”, do të rifillojë me 30 maj, njoftuan nga Federata kroate e futbollit.
Në kumtesën e publikuar nga sajti zyrtarë i Federatës, thuhet se ndeshjet gjysmëfinale të Kupës do të zhvillohen me 30 dhe 31 maj, teksa ndeshjet e para kampionale në program do të jenë me 6 qershor.
Gjithashtu potencohet se të gjitha ndeshjet do të zhvillohen pa praninë e publikut.