
Kapiteni i Liverpullit, Xhordan Henderson është votuar si lojtari më i mirë në Premierligë për sezonin 2019/2020.
“BBC Sport” bëri një sondazh në uebsajtin e vetë duke kërkuar nga fansat që të votojnë për lojtarin më të mirë të këtij sezoni, dhe Henderson doli i pari me 23% të votave, duke lënë pas vetes shokun e tij të skuadrës, Sadio Mane, që grumbulloi 17% të votave, teksa belgu i Mançester Sitit, Kevin de Brujne, me 14% të votave u rendit në vendin e tretë në këtë garë.
Henderson pati një sezon të shkëlqyer duke udhëhequr Liverpullin drejt majës së tabelës gjatë këtij sezoni, që pritet të rifillojë sërish në Premierligë, e ku skuadrës nga “Enfilld Roud” po i buzëqesh titulli pas plotë 30 viteve.
Liverpool captain Jordan Henderson wins the #PremierLeague Player of the Season with 23% of the votes!
Live: https://t.co/dN4rVzJ7LK#bbcfootball pic.twitter.com/gFdhLEB1aJ
— Match of the Day (@BBCMOTD) May 7, 2020