Skuadra e Barcelonës ka bërë dje testimin e futbollistëve për koronavirus para rikthimit të kampionit futbollistik në Spanjë.
18 futbollistët e skuadrës së udhëhequr nga trajneri Kike Setien kanë rezultuar negativ në testin e bërë në ambientet e “Ciudad Deportiva Joan Gamper”.
Të gjithë futbollistët janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe tanimë pritet qysh nesër të fillojnë seancat individuale të ushtrimeve.
Kujtojmë që Bundesliga gjermane ka vendosur për rikthimin e sezonit duke filluar nga data 15 maj, ndërkohë ende nuk ka ndonjë datë të caktuar për La Ligën spanjolle.