Mbrojtësi i Bajernit të Munihut, Zherom Boateng, ka bërë një postim epik në rrjetet sociale, lidhur me rastin e para 5 viteve, kur ishte turpëruar përballë Lionel Messit. Ylli argjentinas në atë ndeshje gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve Europian të zhvilluar në “Kamp Nou”, me një driblim kishte shtrirë për toke mbrojtësin gjerman, që më pas me një parabolë të mposhtë portierin Manuel Nojer.
Fansat e shumtë të Barcelonës janë tallur gjithë këto vite me Boateng, i cili si duket nuk ka duruar më.
“Ja ku e keni foton, mund të qeshni në këto ditë të vështira. Unë do të marr ca kokoshka dhe do të shikoj… botërorin e 2014-ës. Tani mund të mos ma kujtoni më, kanë kaluar 5 vite”, – shkroi Boateng në profilin e tij zyrtar në “Twitter”.
Kujtojmë Barcelona në atë ndeshje kishte shënuar fitore 3:0, ndërsa me rezultatin e përgjithshëm 5:3 u kualifikua në finalen e madhe, aty ku më pas mposhti Juventusin me rezultatin 3:1.
Here you go – something to laugh these tough days. I'll get some popcorn meanwhile 🍿 … and watch World Cup final 2014 afterwards 😉 pic.twitter.com/Gf2SXmjqLr
— Jerome Boateng (@JB17Official) May 6, 2020