Me shumë gjasa rifillimi i sezonit në Bundesligë mund të shtyhet edhe për pak kohë, deri me 22, apo edhe 29 maj.
Fillimisht mendohej se ristarti i ndeshjeve të Bundesligës do të ndodhte me 15 maj, mirëpo autoritetet shëndetësore gjermane po kërkojnë që çdo klub të kalojë në karantinë dy javore para rifillimit të sezonit.
Në këto momente kancelarja gjermane Angella Merkel po zhvillon takim me Kryeministrat e provincave, nga ku pritet që palët të dalin me një vendim zyrtarë.
Pritet që ekipet të izolohen në një periudhë dy javore në kampet e tyre stërvitore, aty ku futbollistët nuk do të kenë fare kontakte me persona të jashtëm.
Deri në fund të kampionateve në ligën e parë dhe të dytë të Bundesligës kanë mbetur edhe 9 javë për tu zhvilluar, teksa Kupa e Gjermanisë ka arritur në fazën gjysmëfinale.