Ekipi gjigand spanjoll, Real Madridi ka vendosur që të hënën e ardhshme të rifillojë me stërvitje.
La Liga ka konfirmuar se skuadrat spanjolle mund t’iu rikthehen stërvitjeve, pasi pritet që sezoni të vazhdojë deri në fund.
“Mbretërit” sot dhe nesër do i bëjnë testimet për “Covid-19”, ndërsa fjala e fundit nëse duhet vazhduar stërvitjet do t’i përkas trajnerit, Zinedine Zidane.
Nëse gjithçka shkon sipas planit, është planifikuar që të hënën futbollistët “galaktikë” të zbresin në fushë dhe të rifillojnë me stërvitje pas gat dy muaj.
Kujtojmë se ligat e mëdha si ajo franceze, belge dhe holandeze kanë ndërpre sezonin shkaku i pandemisë së koronavirusit, mirëpo një gjë të tillë nuk do të bëjnë edhe drejtuesit e federatave në Gjermani, Spanjë, Angli dhe Itali, që dëshirojnë me çdo kusht sezonin ta përfundojnë në fushën e blertë.