Enis Bardhi ishte në fokus të mediave në Hungari, për të cilët përcolli atmosferën e karantinës në Valencia të Spanjës dhe dallimin mes kampionatit në Hungari, ku ishte pjesë e Ujpeshtit për plotë 3 vite (2014-2017).
Ai pikërisht nga kjo skuadër verën e vitit 2017-të u transferua te Levantes, ndërsa në një prononcim për mediat në Hungari, Bardhi kishte folur edhe për atë se cili është futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave, Lionel Messi, apo Kristiano Ronaldo.
“Kam respekt për Ronaldon, pasi që ka bërë shumë për futbollin. Mirëpo për mua Messi është futbollisti më i mirë i të gjithë kohëve. Ai ka një talent të jashtëzakonshëm dhe vazhdimisht është dy hapa para të tjerëve në terren. Kjo e bën të veçantë. Derisa Ronaldo ishte këtu, Messi kishte konkurencë, ndërsa tani, askush nuk është afër me talentin e tij në kampionatin në Spanjë,” – ka thënë mes tjerash Bardhi.
Bardhi është në një nga liderët te skuadra e Levantes, në luftën e madhe për të siguruar mbijetesën në sezonin aktual në La Liga. Ai këtë edicion me fanellën e skuadrës nga Valencia ka zhvilluar 21 ndeshje, duke regjistruar 2 gola dhe 3 asiste.
Levante pas 27 xhirove në La Liga numëron 33 pikë, 8 pikë larg zonës së ftohtë.