Lacio ka kujtuar sot golin fantastik të ish-kapitenit të kombëtares së Shqipërisë, Lorik Cana në sfidën e 6 majit të vitit 2012, kur skuadra “laciale” po luante në Bergamo kundër Atalantës.
Në atët ndeshje Lacio shënoi fitore 2:0, teksa Lorik Cana shënoi një super gol nga distanca.
Ish-mbrojtësi “kuqezi” mori topin dhe duke dribluar disa prej kundërshtarëve, më pas me të djathtën e tij nga jashtë zone shënoi një gol përrallor.
Një gol ky që na e ka rikthyer edhe faqja zyrtare e Lacios në Twitter, i gjithi për t’u shijuar.
⚽️ #GoalOfTheDay
📆 06.05.2012
👤 Lorik Cana
🆚 Atalanta#CMonEagles 🦅 pic.twitter.com/OGBnun2xLV— S.S.Lazio (@OfficialSSLazio) May 6, 2020
Ndryshe sa i përket qëndrimit të Lorik Canës te Lacio, ai te skuadra nga kryeqendra italiane luajti për 4 sezone (2011-2015), duke regjistruar 111 ndeshje dhe 4 gola. Me “lacialët”, Cana fitoi dhe Kupën e Italisë në vitin 2013.