Kolumbiani Hames Rodrigez gjatë merkatos së verës pritet të ndryshojë mjedis, por jo edhe kampionat. Futbollisti aktual i Realit të Madridit, sezonin e ri 2020/2021 mund të luaj te rivalët e “mbretërve”, Atletiko Madridi, transmeton “infOSport.mk”.
Hames Rodriguez është njëri nga futbollistët që nuk bën pjesë në planet e Zinedine Zidanes dhe largimi i tij gjatë afatit kalimtar të verës duket i pashmangshëm.
“El Universal” shkruan se agjenti i tij, Zhorge Mendesh, është duke punuar që ai të transferohet te rivali lokal i Real Madridit, Atletiko Madridi.
Rodrigez me Realin e Madridit ka kontratë të vlefshme deri në vitin 2021, që nënkupton se “madrilenët” nëse nuk e shesin gjatë kësaj vere, vitin e ardhshëm do e humbasin atë me parametra zero.
Kësisoj, “mbretërit” janë të gatshëm për shitjen e kolumbianit, për shërbimet e të cilit kërkojnë një shumë prej 40 milionë eurove.