Drejtuest e Milanit po këmbngulin për të rinovuar kontratën me sulmuesin suedez, Zlatan Ibrahimovic.
Në janar gjigandi suedez firmosi me Milanin një kontratë 6 mujore me opsion rinovimi edhe për një vit tjetër, por deri tani bisedimet për zgjatjen e marrëveshjes kanë ngecur dhe gjasat më të mëdha janë që 38-vjeçari të largohet nga “San Siro” gjatë verës.
Gjithsesi drejtuesit e Milanit nuk dorëzohen dhe shumë shpejt do të kontaktojnë menaxherin e Ibrahimoviç për t’i paraqitur ofertën e tyre.
Milani do të kërkojë ta bindë Ibrën me një kontratë të re 1-vjeçare dhe me një projekt serioz. Rinovimi mes futbollistit dhe klubit kuqezi do të ishte automatik nëse Milani do të siguronte kualifikimin në Ligën e Kampionëve gjatë këtij sezoni, por duke patur parasysh që diçka e tillë ka pak gjasa të ndodhë, atëherë “kuqezinjtë” do të kërkojnë ta bindin me projektin ambicioz që kanë për të ardhmen që Zlatan të qëndrojë në “San Siro”.
Sipas Gazzetta Dello Sport, nga kontrata e re, Ibrahimoviç do të përfitonte 4 milionë euro.