Marko Materaci është kthyer të flasë përsëri për incidentin famëkeq me Zinedine Zidane gjatë finales së Kupës së Botës, duke zbuluar se e kishte acaruar francezin duke ia kërkuar motrën në vend të fanellës.
Në finalen e Kupës së Botës të vitit 2006, Zidane u përjashtua nga loja me karton të kuq për shkak se e goditi Materacin me kokë në gjoks, raporton Gazeta Express.
Përjashtimi i Zidane i kushtoi Francës me humbjen e finales pas penalltive.
Materaci, i cili e kishte shënuar golin e barazimit 1:1, e kishte provokuar francezin duke e acaruar aq shumë saqë kishte marrë një goditje befasuese dhe të papritur nga ai.
Tani, gati 14 vjet më vonë, ish-qendërmbrojtësi italian zbulon çfarë i kishte thënë francezit.
“Nuk doja të qortohesha ashpër nga Gennaro Gattuso përsëri, prandaj e tërhoqa prej fanelle Zidanin. Ai u përgjigj (duke më goditur me kokë në gjoks) dhe kështu ndodhi. Fatmirësisht nuk e prisja reagimin e tij, sepse do të përfundoja në dush para kohe edhe unë. Ai më pyeti nëse e doja fanellën e tij. Unë i thashë se e doja motrën e tij”, – zbutoi ish-mbrojtësi i Interit.