Me vetëm 1 minutë lojë fitoi epitetin e kampionit!

“Ligue 1” tashmë i ka dhënë verdiktet e saj, edhe pse sezoni aktual nuk u mbyll tërësisht, kjo për shkak pandemisë “Covid 19”. Kjo i shkoi për shtati skuadrës së Paris Sen Zhermen, që në 27 ndeshje sa kishte zhvilluar, kishte tubuar 68 pikë, 12 më shumë se skuadra e dytë në renditje, Olimpik Marsej, që në anën tjetër kishte edhe një ndeshje më shumë.

Ndërkohë është interesant fakti se te skuadra kampione e re e Francës, Hese Rodrigez, arriti të fitojë epitetin e kampionit me vetëm një minutë lojë.

Ish “xhevahiri” i Real Madridit, i cili në vitin 2016 u transferua te PSZH-ja, gjatë kampionatit të fundit luajti në vetëm një takim.

Ai u aktivizua në minutën e 90-të në ndeshjen e xhiros së katërt kundër Metz, ndaj së cilës skuadër PSZH kishte shënuar fitore 2:0.

Kaq i mjaftoi spanjollit Hese Rodrigez që ta shkruajë emrin mes kampionëve të ri të Francës.

Rregullat e LFP-së “Ligue de Football Professionnel) në fakt përcaktojnë se çdo lojtar i skuadrës që ka luajtur për të paktën 1 minutë, duhet në të gjitha aspektet të konsiderohet kampion.

Dy ditë pas atij aktivizimi “flash”, Hese u transferua në huazim te Sportingu i Lisbonës, klub me të cilin ai mbylli marrëdhëniet e tij më 23 mars.

Leave a Reply