Bundesliga gjermane është në mesin e ligave që po mendon rikthimin për të vazhduar sezonin 2019/2020.
Nëse do të ndodhte një gjë e tillë, atëherë ndeshjet me siguri do të zhvilloheshin pa tifozë, kjo për shkak pandemisë “Covid 19”.
Mirëpo ndeshjet e futbollit pa tifoz janë të pakuptimta, mirëpo për t’i dhënë ngjyra stadiumit, është përkujdes skuadra e Borusia Menhengladbahut.
Kjo skuadër në marrëveshje me tifozët do të përdor përkohësisht forma kartoni dhe fotografi të tifozëve që kanë pasur bileta, të cilat do të vendosen në ulëset e stadiumit, për të zvogëluar ndikimin negativ të një stadiumi të zbrazët.
Gladbahu pas 25 xhirove në Bundesligë renditet në vendin e katërt, me 6 pikë më pak se liderët e Bajernit të Munihut.