Valon Berisha pa dyshim se është një ndër futbollistët më të mirë te përfaqësuesja e Kosovës, kundërshtari i ekipit përfaqësues të vendit tonë në ndeshjen gjysmëfinale të Ligës së Kombeve.
Ndeshja në fjalë pritet të zhvillohe në fund të këtij viti (tetori dhe nëntori përmenden si muaj të mundshëm), derisa në një lidhje direkte me emisionin “Fan Zone” në SuperSport, Valon Berisha i Kosovës ka folur për këtë ndeshje shumë të rëndësishme, edhe atë me tone shumë optimiste.
“Mendoj se i kemi mundësitë t’i mposhtim. Ata kanë luajtur më shumë me njëri-tjetrin, por mundësia për të fituar është e madhe. Kundërshtarët janë më të fortë, por ne kemi mundësi të fitojmë ndaj çdo ekipi. Mendoj se jemi në një nivel edhe me kundërshtarët, ne jemi përmirësuar shumë” – është shprehur Valon Berisha, futbollistë ky i cili aktualisht në formë huazimi nga rradhët e Lacios po luan te skuadra gjermane e Fortuna Dyzeldorf.
Në këtë lidhje të drejtëpërdrejtë reprezentuesi kosovar foli edhe karantinën, ekipin aktual të Fortunës, për periudhën e kaluar te Lacio, për përfaqësuesen e Kosovës dhe Bundesligën, kampionat ky që pritet të rifilloj ka mesi i muajit maj.