Emir Sahiti: Refuzova Kosovën dhe Maqedoninë për Shqipërinë!

Sulmuesi i talentuar shqiptar Emir Sahiti, i cili vite më parë luante në kampionatin tonë me skuadrën e Rabotniçkit, ka zgjidhur njëherë e përgjithmonë dilemën se për cilën kombëtare do të luajë.

Në një lidhje direkte me emisionin “Fan Zone” në Supersport, 21-vjeçari që aktualisht luan me Hajdukun e Splitit në Kroaci ka zbuluar se ka refuzuar ofertat e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, pasi dëshira e tij është një dhe e vetme, të luajë për Shqipërinë.

Ai ka folur edhe për ecurinë e tij në këtë sezon me Hajdukun e Splitit deri në momentin e ndërprerjes së futbollit të luajtur për shkak të koronavirusit.

“E kam nisur mirë sezonin, por jam dëmtuar e për këtë arsye nuk kam luajtur shumë. Tani jam në formë. Është më mirë të kthehesh dy hapa mbrapa e të luash më shumë minuta se të jesh në një klub të madh e mos të luash”.

“Kam luajtur për Shqipërinë U-17 e deri te U-21. Dua të luaj gjithmonë për Shqipërinë dhe kam refuzuar Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut . Shpresoj të grumbullohem në ekipin e parë. E kam nisur në Shqipëri dhe dua ta mbyll aty,” – ka thënë Emir Sahiti për “Fan Zone”.

 

Leave a Reply