Skuadra suedeze e Kalmar i’a ka parë hajrin futbollistit të Përfaqësuesës së Kosovës, Fidan Aliti.
Kjo nënkupton se klubi suedez me përfaqësimin e futbollistit shqiptar me Kosovën në eleminatoret e ‘Euro 2020’ si dhe në Ligën e Kombeve, ka përfituar mbështetje financiare nga UEFA, shkruan GazetaSheshi.
Nga mbështetja e UEFA-s janë 12 klube suedeze që do të përfitojnë rreth 833 mijë euro, teksa Kalmari do të përfitojë afër 30 mijë euro.
Një gjë të tillë kanë vlerësuar nga klubi i Kalmar, të cilët përmes një postimi në rrjetin social “Tëitter” kanë falënderuar publikisht futbolllistin kosovar.
Fidan Aliti ishte futbollisti i vetëm i Kalmarit që luajti në nivele ndërkombëtare.
“Ky është një lajm pozitiv për Kalmar FF në situatën financiare në të cilën jemi. Të gjitha paratë janë të mirëseardhura dhe ndihemi krenarë që kemi lojtarë që luajnë në atë nivel. Në të njëjtën kohë situata mbetet e rëndë dhe ne duhet të vazhdojmë të punojmë së bashku që të mos pësoje krizë financiare skuadra jonë”, tha Lucas Nilsson, menaxher i klubit.