Angela Merkel ka thirrur një takim me zyrtarët më të lartë shtetëtor. Në mesin e shumë vendimeve që pritet të merren, nesër do të vendoset edhe për fatin e Bundesligës.
Pavarësisht se është marrë një vendim që Bundesliga të fillojë me 9 maj, kancelarja e shtetit nesër do të jap vendimin final.
Mediat gjermane raportojnë se ka gjasa që fillimi i Bundesligës të shtyhet për një javë më shumë se nga data e dhënë, pra të rinis me 16 maj.
Një nga kushtet që do të vendoset për futbollistët, është vendosja në mini-karantinë e futbollistëve për shkak të sigurisë.