Futbollisti rus gjobitet pse kritikoi presidentin Putin

Një deklaratë e dhënë për mediat ruse i ka kushtuar me dënim portierit 32-vjeçar të Krilja Sovjetov, Jevgeny Frolov. I njëjti kishte kritikuar presidentin e vendit Vladimir Putin, lidhur me krizën aktuale për shkak pandemisë “Covid 19”, ndërsa e gjithë kjo kishte bërë që drejtuesit e Krilja Sovjetov të dënojnë portierin e tyre.

“Ajo që presidenti thotë në TV është e pakuptimtë. Nuk ka veprime reale. Kur flasim për biznesmenë të vërtetë, mund të mësoni se bankat nuk do të japin kurrë kredi me interesa të ulët dhe nuk do të ketë shtyrje të pagesave. Ne jemi të detyruar të qëndrojmë në shtëpi, por nuk ka asnjë ndihmë nga shteti. Jo vetëm kaq, por gjobitemi nëse dalim jashtë. Njerëzit nuk kanë para dhe gjoba mesatare është 5 mijë rubla. Po bëhen dy muaj që njerëzit nuk marrin paga. Kjo nuk ndodh në Europë. Dhe ne shohim gjithashtu edhe si vepron policia jonë. Vetëm u përdredhin duart njerëzve ose i godasin në fytyrë dhe i shoqërojnë. Askush nuk ka të drejta dhe liri”, ka thënë mes të tjerash Frolov, i cili është ndëshkuar në bazë të rregullores së skuadrës së Krilja Sovjetov.

 

Leave a Reply