Kvadvo Asamoah mund të mbyllë aventurën e tij te Interi në përfundim të këtij sezoni, ndërsa destinacioni i tij i rradhës mund të jetë Superliga turke.
Ganezi ka luajtur shumë pak pas problemeve të shumta me dëmtimet dhe me ardhjen e Biragit apo Eshli Jang, ai është një zgjedhje e tretë e trajnerit Antonio Konte.
Për shërbimet e 31-vjeçarit po interesohet Fenerbahçe, aty ku luan edhe sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi.
Asamoah te Interi u transferua verën e vitit 2018 me parametra zero, ndërkohë që me “zikaltërit” ka një kontratë deri në qershorin e vitit 2021.