Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Arben Vitia, ka thënë se aktivitet sportive pritet të fillojnë gjatë muajit qershor.
Ashtu si në vendet e tjera të botës, përhapja e koronavirusit ka pezulluar aktivitet sportive edhe në Kosovë. Mirëpo, klubet e futbollit kosovar pritet që në ditët e para të majit t’i rikthehen punës në grupe të vogla.
Kështu ka deklaruar sot gjatë ditës sekretari i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu, i cili konfirmoi se po planifikohet që nga java e ardhshme t’u lejohet klubeve që të stërviten në grupe të vogla dhe duke respektuar distancën sociale.
Ndërkohë, Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, sonte në emisionin ‘Rubikon’ ka thënë se aktivitet sportive do të fillojnë në qershor.
“Aktivitetet sportive do të fillojnë në fazën e tretë, pra në qershor” – ka thënë Arben Vitia.