Mbrëmjen e kaluar është ndarë nga jeta legjenda e klubit francez të Sent Etien, Robert Herbin. Ky i fundit do të mbahet mend si trajneri që e çoi klubin francez në finalen e Ligës së Kampionëve (European Cup në vitin 1976). Ai u nda nga jeta në moshën 81-vjeçare, ndërsa lajmin e ka konfirmuar gazetari i njohur francez, Jacques Vendroux.
“Robert Herbin vdiq këtë mbrëmje në spitali verior të Sent Etien. Vëllai dhe motrat e tij donin që unë t’ua njoftoja zyrtarisht diçka të tillë. Ne mendojmë për familjen, miqtë dhe të afërmit e tij. Bota e futbollit është në zi”, – shkruan Vendroux në llogarinë e tij në “Twitter”.
Robert Herbin est parti ce soir à l'hôpital nord de Saint Etienne .Son frere et ses Soeurs ont souhaité que je vous l'annonce officiellement
Nous pensons a sa famille, ses amis et ses proches, au peuple vert. Le monde du football est en deuil .@ASSEofficiel— Jacques Vendroux (@JacquesVendroux) April 27, 2020
Herbin numëron më shumë se 400 ndeshje me Sent Etien, një nga klubet më të mëdha në Francë dhe ka qenë pjesë e rëndësishme e kombëtares së Francës, që shkoi në gjysmëfinale të Europianit të vitit 1960.
Robert drejtoi më pas me sukses si trajner ekipin e Sent Etien për plotë 11 vite me rradhë (1972-1983), duke u shpallur edhe kampion me këtë skuadër.
Gjatë karrierës së tij si trajner, Robert drejtoi edhe skuadrat, si: Lyon, Al Nasr, Strasbourg dhe Red Star Saint-Ouen.