Për dallim nga La Liga që pritet të nis kah mesi i muajit maj, Ligue 1 edhe përfundimisht nuk do të mund të rifillojë sërish, kjo pas vendimit të Kryeministrit francez, Eduard Filipe, i cili ka njoftuar se nuk do të mund të zhvillohet asnjë ndeshje futbolli para shtatorit të këtij viti.
Ndërkohë për momentin nuk ka asnjë njoftim zyrtarë nga Federata Franceze e Futbollit, edhe përkundër njoftimit të bërë nga ana e kryeministrit të Francës.
Një nga vendimet e tij ishte që deri në shtator të ndalohen të gjitha aktivitetet sportive, pavarësisht se “Ligue 1” ishte duke bërë përpjekje që të rifillojë garat.
“Sezoni 2019-20 nuk mund të vazhdojë. Sportet e mëdha nuk mund të zhvillohet para muajit shtator” – ka deklaruar numri 1 i Qeverisë së Francës, Eduard Filipe.
Kështu “Ligue 1” bëhet kampionati i parë nga top pesë kampionatet europiane që anulon sezonin 2019/20.